Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar sonte se Serbia nga Kombet e Bashkuara kërkon themelimin e një gjykate të veçantë ndërkombëtare apo Tribunal i cili do të “procedonte krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, pasi që, sic ka thënë ai, është shumë e qartë se në Kosovë nuk ekziston vullneti politik që “këto krime të procedohen”.
“Pres që të gjitha shtetet, veçanërisht anëtarët e përhershme të Këshillit të Sigurimit të mbështesin themelimin e gjykatës ndërkombëtare apo Tribunalit që do t’i gjykonte krimet e UÇK-së”, ka thënë Gjuriq në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë në Qeverinë e Serbisë, pas dështimit që Kuvendit i Kosovës të themeloi Gjykatën Speciale, transmeton Indeksonline.
Ai ka shtuar se pret që OKB-ja ta bëjë punën e vet dhe se vendet anëtare të OKB-së njëzi të votojnë themelimin e Gjykatës Speciale.
“Popullin serb për më pak se 24 orë, pas lirimit të Naser Oriqit, edhe një herë i është hedhur krim në plagë me vendimin e Kuvendit të Kosovës që të refuzoi themelimin e Gjykatës Speciale puna e së cilës do të ishte gjykimi i krimeve të UÇK-së”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka thënë se një vendim i tillë nuk do t’i kontribuojë procesit të normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por se të hënën në Bruksel megjithatë do të vazhdojnë negociatat.
Gjuriq ka thënë se për normalizim të plot është e nevojshme që të gjithë kriminelët edhe nga pala serbe edhe nga ajo shqiptare të gjenden prapa grilave, aty ku e kanë vendin.