Beogradi falënderon shkencëtarin spanjoll për kundërshtimin e Kosovës në UNESCO

E publikuar: 29/10/2017 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq dhe kryetari i Këshillit të Qendrës europiane për paqe e zhvillim e ish – drejtori i përgjithshëm shumëvjeçar i UNESCO-s Federico Major kanë biseduar për, siç njoftojnë medie serbe, multilaterizmin demokratik dhe lëvizjet botërore bashkëkohore.

Daçiq ka falënderuar shkencëtarin e diplomatin spanjoll për “kundërshtimin dinjitoz të iniciativës për anëtarësim të Kosovës në UNESCO dhe për qëndrimet e tij shprehur kundër saj”, transmeton Koha.net.

Federici Major ka qëndruar në Beograd për të marrë pjesë në konferencën “Paqja dhe multilaterizmi demokratik”.