
Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka reaguar për zhvendosjen e pllakës përkujtimore të ushtarëve serbë që u vranë gjatë Luftës së Parë Botërore.
Ai ka thënë se zhvendosja e pllakës përkujtimore është rishikim i historisë.
“Zvendosja e pllakës përkujtimore është një rishikim i historisë. Me sa di unë, në vitin 1914, para Luftës së Madhe, atje nuk jetonin gjermanët dhe austro-hungarezët. Si është e mundur që tani ata kanë një monument? Megjithatë, kjo nuk është asgjë. Një zyrtar i lartë nga qeveria gjermane erdhi tek unë, duke kërkuar ngritjen e një varreze për ushtarët gjermanë të vdekur në malin Kozara. Çfarë po bëjnë ushtarët gjermanë në Kozarë? Ushtarët serbë erdhën në Gjermani – po, por si të burgosur dhe në kampe, ku u vranë”, tha Dodik për Kosovo Online.
Ai tha se Gjermania kishte sulmuar Serbinë në Luftën e Parë Botërore dhe kishte vrarë gjysmën e popullsisë mashkullore.
“A e dini se çfarë ka bërë komanda e tyre këtu – kanë urdhëruar, meqë serbët ishin popull që përdornin ekskluzivisht enët dhe takëmet e bakrit, të mblidhen të gjitha dhe të dërgohen në Gjermani, a e dini se sa na keni plaçkitur, çfarë keni marrë larg nesh? A keni paguar dëmshpërblim? Çfarë doni prej nesh tani? Tani doni t’u bëjmë monumente pushtuesve tuaj në tokën tonë – është shumë”, tha Dodik