Beogradi bën publik emrin e policit që arrestoi Gjuriqin, kërkon të arrestohet nëse eventualisht kalon nëpër Serbi

E publikuar: 27/03/2018 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka vazhduar edhe sot propaganda e mediave serbe për arrestimin e Gjuriqit në Kosovë, rast të cilin ato po vazhdojnë ta quajnë si “kidnapim dhe sjellje e dhunshme e Policisë së Kosovës”.

Telegrafi serb shkruan sot se personi që ishte në krye të operacionit për arrestimin ose siç e quajnë ata “kidnapimin” e Gjuriqit ishte Mentor Shabani, i cili nga mediat serbe citohet se më 2014 kreu trajnimet në bazën “Adem Jashari”, transmeton lajmi.net.

Shabani citohet se u trajnua edhe nga forcat ushtarake amerikane, konkretisht nga Garda Nacionale e IOËA-s, transmeton lajmi.net.

Ish-shefi i qendrës së koordinimit për Kosovën në Serbi, Nebojsa Çoviq, thotë se duhet pasur kujdes të shtuar tani e tutje që ky person nëse eventualisht tenton të hyj në Serbi, të arrestohet.

“Është një person emri i të cilit duhet të ruhet në arkivat tona, nëse eventualisht ai do të tentoj të hy në Serbi”, thotë Çoviq.

Madje, mediat serbe e cilësojnë Shabanin si një njeri që udhëhoqi operacionin brutal që hodhi”turp mbi shtetin e Serbisë.”

Ndryshe, Gjuriq u arrestua dje në Mitrovicë pasi kishte refuzuar të kërkonte leje nga autoritetet e Kosovës për hyrje në territorin e shtetit.