Gjatë dy viteve të fundit cmimi më presigjoz individual ka shkuar në duart e Cristiano Ronaldos i cili është shok skuadre me Benzema te Reali.
Sulmuesi i Reali të Madridit, Karim Benzema beson se ai do të arrijë ta fitojë në të paktën 1 rast Topin e Artë gjatë karrierës së tij. Gjatë dy viteve të fundit cmimi më presigjoz individual ka shkuar në duart e Cristiano Ronaldos i cili është shok skuadre me Benzema te Reali, ndërsa më herët Topin e Artë e ka fituar për 4 edicione radhazi Lionel Messi. Francezi e pranon se për momentin ai nuk mund të arrijë nivelin e këtyre dy futbollistëve por në të ardhmen gjithcka mund të ndodhë.
“Unë mendoj se nëse vazhdoj të fitoj tituj me Realin e Madridit dhe nëse bëj mirë me kombëtaren franceze mund ta fitoj Topin e Artë pas disa vitesh. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi për momentin nuk kanë rivalë në këtë garë, pasi për ti mposhtur ata duhet të shënosh 80 deri në 100 gola në një vit kalendarik, dicka që unë nuk mund ta arrij për momentin, gjithsesi të shikojmë se cfarë do të ndodhë në të ardhmen. Për momentin synimi im është të jem pjesë e 5 futbollistëve më të mirë të Botës”.
Benzema është lidhur shpesh me një transferim të mundshëm te Paris Saint Germain në verë, por sulmuesi 27-vjecar i mohoi kategorikisht këto zëra. Gjithsesi ai foli me fjalët më të mira për skuadrën franceze madje theksoi se formacioni i drejtuar nga Laurent Blanc mund ta eliminojë Barcelonën në cerekfinalet e Champions League.
“Paris Saint Germain është një skuadër e madhe, vetëm kaq mund të them për ta. Këtë sezon për Barcelonën do të jetë më e vështirë ndaj tyre pasi Parisi është rritur shumë gjatë 2 viteve të fundit, dhe në Champions League luan një futboll të bukur. Ata kanë të njëjta shanse sa edhe Barcelona për tu kualfikuar në gjysmëfinale”.