Edhe pse Napoli i tij mbetet favorit për të prekur finalen, Benitez i druhet formacionit të Piolit, që ka një ecuri të jashtëzakonshme në javët e fundit.
E ardhmja e Rafa Benitez në krye të Napolit mbetet në dyshim, por trajneri spanjoll lë mënjanë aspektin personal dhe përqendrohet të sfida e kthimit të Kupës së Italisë, me Lazion në “San Paolo”, teksa takimi i parë i zhvilluar në Romë përfundoi në barazim 1-1. Edhe pse Napoli i tij mbetet favorit për të prekur finalen, Benitez i druhet formacionit të Piolit, që ka një ecuri të jashtëzakonshme në javët e fundit.
“Më duhet t’i komplimentoj bardhekaltërit. Ata po zhvillojnë një sezon shumë të mirë, sikurse Fiorentina. Ne duhet të zbresim në fushë me idenë se duhet të fitojmë, pavarësisht se ndeshja e parë ka përfunduar 1-1 dhe me një barazim pa gola ne kualifikohemi. Cilin kundërshtar preferoj në finale? Asnjë, e rëndësishme është që në të arrijmë deri në finale”.
Napoli nuk fiton prej 5 ndeshjesh në Serinë A dhe kjo ecuri negative ka bërë që napolitanët të rrëshkasin në vendin e 6-të, duke rrezikuar madje edhe pjesëmarrjen në Europa League. Nga kjo seri negative, Benitezit i vjen më shumë keq për pikët e humbura ndaj Atalantës dhe Romës. Pas këmbënguljes së gazetarëve për mundësinë e qëndrimit te Napoli, Benitez zbuloi se De Laurentiis nuk i ka ofruar akoma rinovimin dhe se do të ulet të bisedojë me presidentin vetëm pas disa javësh. /supersport.al/