Rafael Benitez është i interesuar për postin e menaxherit në Newcastle United. Ish trajneri i Real Madridit, Rafael Benitez është i interesuar për postin e menaxherit në Newcastle United, ka bërë të ditur “Press Association”.
Benitez është i lirë pas shkarkimit nga Santiago Bernabeu në janar të këtij viti dhe konsiderohet si kandidat për pasardhës të Steve McLaren në bankinën e ekipit nga St James Park, pasi skuadra gjendet në zonën e rrezikuar.
Tre anëtarë të bordit të klubit, drejtori Lee Charnley, shefi i skautëve, Graham Carr dhe ambasadori i klubit, Boc Moncur, janë takuar të hënën për të diskutuar rreth kandidatëve të mundshëm.
David Moyes dhe Brendan Rodgers janë po ashtu në mesin e kandidatëve për postin e menaxherit.
Por, burime brenda klubit nga “Tyneside” kanë thënë për “Press Association” se Benitez preferohet më tepër për shkak të përvojës së tij më të madhe në Premierligë dhe liga tjera të njohura evropiane.