Bëni kujdes nga kjo sëmundje, është më e keqe se HIV’i

E publikuar: 29/11/2015 17:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

HIV’i shkaktohet kryesisht nga AIDS’i, i cili supozohet se është sëmundja më e rrezikshme në Tokë aktualisht

Rasti më i hershëm i HIV-it tek njerëzit daton që nga viti 1959 në Kongon belg. Por, ekziston një virus më vdekjeprurës që i prekë njerëzit, dhe përderisa AIDS-i mund të evitohet duke përdorur prezervativë gjatë marrëdhënieve seksuale, kjo sëmundje e re i bën prezervativët shumë pak efektiv.

Virusi i ri është quajtur HPV dhe është vdekjeprurës. Ai madje mund të shkaktojë edhe lloje të shumta të kancerit tek njerëzit, transmeton lajmi.net.

Virusi i Lythave Njerëzore (HPV)

HPV është sëmundja më e zakonshme seksualisht e transmetueshme. Nuk është e ngjashme me HIV-in, por është më e rrezikshme. Ajo është aq e zakonshme sa që burrat dhe gratë që janë seksualisht aktivë kanë gjasë që ta marrin atë gjatë jetës.

Ka shumë lloje të ndryshme të HPV-së. Disa lloje mund të shkaktojnë probleme shëndetësore duke përfshirë lythat gjenitale dhe kancerët. Në shumicën e rasteve, HPV shkon përtej vetes dhe nuk shkakton ndonjë problem shëndetësor.

Por kur HPV nuk e bënë këtë, mund të shkaktojë probleme shëndetësore të tilla si lythat gjenitale dhe kancerin. Lythat gjenitale zakonisht shfaqen si një grup i vogël xhungash në zonat gjenitale. Ato mund të jenë të vogla apo të mëdha, dhe në formë të lulelakrës.

Një profesionist shëndetësor zakonisht mund të diagnostikojë lythat duke i shikuar zonat gjenitale dhe mund të sugjerojë kujdes optimal dhe shërim.

Kontraktimi i sëmundjes

HPV mund të përhapet kur dikush bën seks me një person i cili tashmë është i prekur nga HPV. HPV mund të bartet edhe kur një person i infektuar nuk ka shenja apo simptoma. Kushdo që është seksualisht aktiv mund të kontraktojë HPV-në, edhe në qoftë se ju keni pasur seks me vetëm një person. Juve gjithashtu mund t’ju shfaqet kjo sëmundje edhe disa vjet pasi keni pasur marrëdhënie seksuale me një të infektuar, duke e bërë të vështirë që ta dini se kush iu infektoi.

Si t’i shmangeni kësaj sëmundje?

Femrat janë në një rrezik më të lartë nga prekja nga kjo sëmundje se sa meshkujt. Transmetimi i kësaj sëmundje nga mashkulli në femër ka një normë më të lartë të shfaqjes se sa nga femra në mashkull. Për këtë arsye duhet të jeni të vetëdijshëm se si mund ta parandaloni këtë sëmundje.

Vaksina e HPV-së është plotësisht e sigurt dhe efektive. Ajo mbron edhe meshkujt edhe femrat kundër kësaj sëmundje.