Autoritetet kineze kanë ndëshkuar 197 njerëz pasi përhapën zëra të pavërteta në internet për rënien e bursave dhe shpërthimet fatale nëe Tianxhin.
Sipas agjencisë së lajmeve kineze “Xinhua”, një gazetar dhe disa zyrtarë të bursave janë arrestuar, ndërsa nuk jepen detaje të tjera. Aksionet kineze ranë më 8% pas një jave negative në bursa që përhapi panik në tregjet ndërkombëtare.
Ndërsa, në shpërthimet në Tianxhin humbën jetën 150 njerëz dhe 23 janë shpallur të humbur. Edhe në të shkuarën, autoritetet kineze që kontrollojnë rreptësisht informacionin në internet, kanë paditur njerëz për përhapjen e zërave të pavërtetë.
Mes këtyre raporteve ishin lajme se një person vrau vetën për shkak të humbjeve në bursa, apo se viktimat e Tianxhinit ishin më shumë se 1300.
Mediat kineze shkruajnë se gazetari i arrestuar ka pranuar se kishte përhapur lajme të rreme, ndërsa zyrtarët e bursave u arrestuan sepse bënë të njëjtën gjë për fushën e tyre duke kritkuar qeverinë.
Por, sipas gazetës britanike “Fiancial Times”, liderët kinezë vërtetë e menaxhuan keq krizën në bursa. Gazeta pretendon se burime të ndryshme konfirmojnë se qeveria kineze vendosi që të hiqte dorë nga përpjekjet për të ndihmuar bursat dhe u përqëndrua tek ndëshkimi i njerëzve që akuzohen se kanë sjellë destabilizimin e tyre./tch/