Edhe pse besohej se nuk ekzistojnë më meshkuj që ju “lëshojnë” fjalë nëpër rrugë femrave të panjohura, një fenomen i tillë është duke vazhduar, dhe këtë gjë më së miri e ka dokumentuar një vajzë e re.
Noa Jansma 20-vjeçe, ka krijuar një llogari në Instagram të cilin ua ka kushtuar meshkujve që i vardisen nëpër rrugë. Ajo është fotografuar me secilin dhe fotografitë e tyre i ka publikuar në këtë profil, transmeton Telegrafi.
Këtë veprim ajo e ka bërë me qëllim që t’i poshtëroj, dhe t’i tregoj botës se ky fenomen është duke vazhduar.
Kjo vajzë dhe shumë të tjera, nuk e kanë të qartë se pse një gjë të tillë e bëjnë meshkujt, dhe çfarë duhet bërë që të ndalen.
Ajo në vend se të përshpejtoj ritmin e ecjes dhe t’i injoroj, ajo u afrohet dhe bënë selfie me ata, dhe të paktë janë ata që refuzojnë një gjë të tillë. /Telegrafi/