Sulmuesi i Danimarkës, Nicklas Bendtner ka treguar edhe njëherë karakterin e tij të veqantë duke e kritikuar vetëm që nuk shënoi katër gola kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sulmuesi i Danimarkës, Nicklas Bendtner shkëlqeu duke realizuar het-trik në fitoren ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndeshje miqësore.
Mirëpo, ai gjeti edhe arsye për ta kritikuar veten.
E ajo është sa qesharake aq edhe e pritshme nga një futbollist si Bendtner.
“Mendoj se kam qenë i mirë në lojën në ajër, kam pasur disa mundësi të mira”, deklaroi ai.
“Ndoshta në një ditë tjetër do ta shënoja edhe golin e katërt, por nuk ishte ajo ditë”, u shpreh ai.