Një ndërhyrje e ashpër ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Vasco de Gamas dhe Flamengos.
Lojtari i Vasco de Gamas, Jonas ka ndërhyrë në mënyrë brutale kundër një futbollisti të Flamengos, por që ka shpëtuar pa u ndëshkuar me të kuq.
Gjyqtari i takimit edhe pse nuk ishte shumë larg këtij rasti, befasoi të gjithë kur Jonasin e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë.
Lojtarët e Flamengos protestuan para gjyqtarit, por pa ndonjë efekt.