Publicisti dhe politikani shqiptar, Ben Blushi ka qenë sot i ftuem nga Lëvizja “FOL” në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, për me promovue librin e tij “Kandidati”.
Me temën, “Fol Hapun – mes Politikës dhe Letërsisë me Ben Blushin”, deputeti i parlamentit shqiptar foli edhe për situatën politike në Kosovë.
Simbas tij, kërcënim për Kosovën nuk asht Serbia ashtu si pretendohet, por asht korrupsioni dhe vetitë e tjera negative. Atij i duket utopik kthimi i Serbisë në Kosovë.
Blushi thotë se opozita kosovare ende nuk ka arritë me gjetë vetën në lojën politike.
Gjatë këtij forumi, ai pati debat me deputeten e Vetëendosjes, Shqipe Pantina e cila në njifarë mënyre kërkoi nga Blushi që me i komentue veprimet e opozitës. Ai e ka quet ish-liderin e Vetëvendosjës, martir e jo politikan.
Ai pranoi simpatinë e madhe për Lëvizjen Vetëvendosje, por kjo nuk e ban me u pajtue me veprimet e saj.
Blushi ka kërkue prej shqiptarëve që me e rritë natalitetin sepse ekziston mundësia që në të ardhmen me u zvogëlue si popull për shkak të emigrimeve që po ndodhin.
Për librin “Kandidati”, Blushi tha se trajton nji person që kandidon për nji post politik, por që vdes gjatë fushatës zgjedhore. E ironia e veprës asht se politikani i vdekun arrin me i fitue ato zgjedhje.
Ai tha se në librër ka përfshi personazhe me të cilët ndoshta punon gjatë ditës.