Forcat e sigurisë së Belgjikës i kanë arrestuar 12 vetë të akuzuar për planifikim të sulmeve të reja terroriste, nëbastisjet gjatë natës në gjithë vendin.
Zyra e prokurorit të Belgjikës ka njoftuar sot se 40 vetë ishin ndaluar për tu marrë në pyetje, ndërsa 12 ishin arrestuar.
Derisa po mbahet Kampionati Evropian i Futbollit në Francë, shumë vende evropiane janë në gjendje të alarmit.
Transmetuesi publik i Belgjikës, VTM, ka raportuar se disa nga të arrestuarit janë të dyshuar se kishin planifikuar sulm në Bruksel këtë fundjavë.
Në muajin mars, sulmuesit vetëvrasës islamikë i vranë 32 vetë në aeroportin e Brukselit dhe në dy stacione të metros.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar, nga sulmet e koordinuara në Paris të Francës, nga islamistët radikalë, janë vrarë 130 vetë.
Disa prej atyre që kanë kryer sulme në Paris banonin në Belgjikë.