Belgët e dominuan fraksionin e parë të lojës, gjatë të cilit shënuan vetëm një gol. Pas një harkimi të De Bruyne nga gjuajtja e lirë, Toby Alderweireld realizoi me kokë (10’).

alder

Hungarezët u përpoqën kah fundi i gjysmës së parë që ta barazonin rezultatin, por nuk ia dolën. Ata i patën dy shanse të mira edhe në gjysmën e dytë, por pastaj erdhi ndëshkimi.

Michy Batshuayi Tunga shënoi golin e dytë, arkitekt i të cilit ishte Eden Hazard (78’), pasi ai vrapoi në krah dhe dërgoi një harkim në zonë, nga i cili pasoi goli.

hazard

Mesfushori i Chelseat shumë shpejt realizoi edhe golin personal (79’). Ishte një goditje fantastike nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Yannick Carrasco në minutat shtesë (90’+1), pas asistimit nga Radja Nainggolan.

Në çerekfinale, Belgjika luan kundër përfaqësueses së Uellsit. /Telegrafi/