Belgjika dhe Portugalia ndahen në barazim

E publikuar: 03/06/2018 06:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Belgjika dhe Portugalia janë përballur mes vete në një miqësore para fillimit të Kampionatit Botëror.  

Dy kombëtaret nga të cilat pritet shumë në Rusi, e kanë mbyllur takimin pa gola 0-0.

Yannick Carrasco provoi i pari, por nuk arriti ta gjejë rrjetën.

Portugalia reagoi në fundin e pjesës së parë me Bernardo Silvan, por edhe Goncalo Guedes, por që as këta nuk arritën të shënonin.

Në pjesë e dytë rastet i takuan belgëve.

Jan Vertonghen dhe Thomas Meunier rrezikuan, por që goli nuk erdhi.

Të dy trajnerët provuan shumë lojtarë, ndërsa te Belgjika për 45 minuta u paraqit edhe Adnan Januzaj. /Telegrafi/