Bekim Haxhiu ironizon me Agim Bahtirin që thoshte se Shakira do të këndonte te Ura e Ibrit

E publikuar: 02/11/2020 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri kishte premtuar se në Urën e Ibrit në ditën e inaugurimit do të këndonte këngëtarja me famë ndërkombëtare, Shakira, raporton Gazeta Express.

Bahtiri deklaronte se kësaj ure në nder të këngëtares duhet t’i vendoset emri “Shakira”.
Për këto deklarime ka reaguar në seancën e sotme, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“U pat premtu se do të vinte një këngëtare ndërkombëtare për inaugurimin e urës, por nuk pat guxim dhe kurajo që të inaugurohet ura, që u restaurua si doni do ta quajmë, por, paratë e taksa paguesve nuk arritën që këtë urë ta inaugurojnë dhe ta promovojnë, ishte thjesht shou mediatik”, ka thënë ai.