Bekim Balaj transferohet tek ky klub

E publikuar: 09/06/2016 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, ka kompletuar me sukses transferimin te ekipi rus, Terek Grozny.

25-vjeçari deri tani ka luajtur për ekipin kroat Rijeka ndërsa në sezonin e ri do të luajë në ligën ruse, në të cilën tashmë luan kosovari Bernard Berisha për Anzhin.

“Tani jam lojtar i Terek Groznyt. Faleminderit Shkumbin Qoromemetin që e bëri të mundur këtë transferim”, ka thënë Balaj në një postim në Instagram.