BE’ja s’e ka në plan ngritjen e kampeve të refugjatëve në Serbi

E publikuar: 11/08/2015 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përkrahja e Bashkimit Evropian për zgjidhjen e çështjes së migrimit nuk përfshin kurrfarë planesh për ndërtimin e çfarëdo lloji të qendrave të mëdha as në Serbi, as në ndonjë vend tjetër në rajon, përcjell FoNet komunikatën e Komisionit Evropian.

Dje ishte raportuar se Bashkimi Evropian është duke menduar për ngritjen e një kampi refugjatësh në Serbi. E se Serbia po mendon që këtë eventualisht ta bëjë në Luginën e Preshevës, përcjell koha.net.

Fjala është për 400,000 refugjatë që do të strehoheshin në Serbi me kërkesë të Bashkimit Evropian, raportonte televizioni austriak ORF.