Behxheti i bën thirrje ministrit Mehaj: Qu o vëlla bën dicka se na shkoj populli poshtë, reagon Mehaj

E publikuar: 01/09/2021 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit, Lulzim Behxheti përmes një letre të hapur i ka bërë thirrje ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj që ta marrë në dorë situatën që po e kalon Kosova me COVID-19, raporton Infosot.com

Behxheti i bën thirrje Mehajt që të ndërmerr masa për të vetëdijësuar qytetarët për t’u vaksinuar dhe për t’i bajtur maskat.

“Po t’lus si mik shpije, bon dishka n’mujsh me bo, se populli t’don e t’beson o trim.”- shkruan Behxheti.

Postimi i plotë:

Letër e hapun për mikun tim Zt. ministër i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj

Armend, jaran, s’di a kom t’drejtë me t’u përzi n’punt e tua. Amo o Armend o vlla, po t’lus si mik shpije, qu burr e bon ti barem dishka se na shkoj populli posht o Armend. S’di qysh munesh ose a munesh, amo e dij se je trim, e trimat edhe guxojn me bo gjana t’mdhaja, me dal me ushtrin tone n’rruge e me i detyru kta njerz me mar vaksinat, m’i bajt maskat, se nuk osht kah marin vesh qe covidi po na mer njerez, po na sjell vaj n’shpijat tona, po na mer edhe fmijt ton. Qu o vlla Armend se zanat e ki, je njeri i fjales e i beses, je njeri qe e don vatanin e ja din rendin burrnis.

Shum gjenaze na u bonen o Armend, kurkush s’po din shka duhet me bo e qysh duhet me bo. Ushtrija jone osht me mbrojte qytetart, e mbrojtja osht e domosdoshme ja tash ja kurr hiq. Me pru rend n’rrug e n’publik. Tash s’jem n’luft me shkijet, amo po na zen frymen qyky vrastar covidi.

Nese munesh o Armend, per hater t’fmijve e t’pleqve, dil me sokolat e tu n’rruge e mere situaten n’dor. Se shkum posht o Armend.

T’um falsh o jaran se po t’perzina n’punt qe s’mtakojn mu, e as qe di qysh duhet mi bo, amo jeta n’rrezik o Armend, veq dje ken 36 viktima.
Po t’lus si mik shpije, bon dishka n’mujsh me bo, se populli t’don e t’beson o trim.