Bëhuni gati për të parë eklipsin dhe “Hënën e Kuqe”

E publikuar: 22/09/2015 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në më pak se një javë nga Nata e Hënës, të gjithë sërish me kokën lart, sepse mes 27 dhe 28 shtatorit, sateliti i Tokës është gati të dyfishojë dhe dhurojë jo një, por dy spektakle të jashtëzakonshme. Dhe në vijimësi, para së gjithash, një eklips total, që do të sjellë pastaj një ngjyrë të kuqerremtë. Një fenomen i bukur, i njohur në të gjithë botën me emrin “bloody moon”, hëna e kuqe.

Eklipsi hënor do të nisë në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:00 dhe do të përfundojë kur të fillojë të agojë. Në ato orë, sateliti do të jetë errësuar nga koni i hijes së Tokës, me Diellin nga ana e kundërt dhe kjo do të ndodhë në momentin kur Hëna është më pranë planetit tonë. Dhe pikërisht për këtë, spektakli nuk duhet të humbet. Do të jetë i dukshëm në të gjithë kontinentin evropian, por edhe në SHBA, Azi, Afrikë dhe në Oqeanin Atlantik.

Për sa i takon ngjyrës së kuqe të gjakut, duhet nënvizuar që do të bëhet fjalë vetëm për një përshtypje. Hëna do të duket e kuqe, por nuk do të jetë e tillë. Dhe faji është i atmosferës tokësore, i cili në këtë rast vepron si një filtër.

Drita diellore nuk arrin drejtpërdrejt në sipërfaqen e satelitit, por kalon përmes atmosferës tokësore ku mbetet vetëm përbërës i kuq.

Një ngjarje e veçantë, për të mos u humbur, e cila është verifikuar herën e fundit në vitin 1982 dhe që do të verifikohet sërish vetëm në 2033-in. Saktësisht pas 18 vjetësh.

(gazeta-Shqip.com)