Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar lidhur me nisjen e procesit të regjistrimit të votuesve nga diaspora, duke shprehur shqetësim për funksionimin e platformës zyrtare.
Sipas Behramit, procesi i regjistrimit është dashur të fillojë sot, por faqja që mundëson nisjen e procedurave ka qenë jashtë funksionit.
“Nëse ky proces fillon me ‘gabime teknike’, paramendoni se çka bën Martini me fletëvotime.” – ka shkruar Behrami.
Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka qëllim të ndërhyjë në procesin zgjedhor, duke deklaruar se “këta e kanë bërë nijet t’i fusin duart sërish në vota”.
















