Behrami: Shumë shpejt dasmat do t’i organizojë nëpër institucionet e okupuara të Kosovës

E publikuar: 13/08/2025 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e PDK-së, ka reaguar pas emërimit të Hysenit në krye të ATK-së, i njejti tha se Kurti së shpejti dasmat do ti organizojë në institucionet e okupuara të Kosovës.

“Shumë shpejt dasmat do t’i organizojë nëpër institucionet e okupuara të Kososës. Në salla të dasmave nuk ka mbetur më asnjë militant i VV-së”, thuhet në reagimin e Artan Behramit në Facebook.