Behrami pyet ambasadorin Martin Berishaj: A kanë fletëvotimet gabime në numrin serik? Tregona sot, jo nesër

E publikuar: 27/12/2025 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka parashtruar disa pyetje për diplomatin i cili është përfshirë në afera të ndryshme, kryesisht në atë të energjisë elektrike, Martin Berishaj.

Behrami ka parashtruar disa pyetje në drejtim të tij.

“Një pyetje e kam për kompaninë e Martin Berishajt, e cila po i shtyp fletëvotimet për zgjedhjet që mbahen nesër dhe që po zhvillohen në konsullatat dhe ambasadat e Kosovës. A kanë këto fletëvotime gabime në numrin serik dhe, nëse kanë, tregoni sot që kanë. Mos dilni pas zgjedhjeve duke u munduar ta mbuloni manipulimin elektoral”, është shprehur Behrami.