Behrami publikon fotografi me James Rubin-in: Me zëdhënësin e çlirimit dhe mikun e përbetuar të presidentit Thaçi

E publikuar: 30/01/2025 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputetë me numër 75 nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka publikuar një fotografi me James Rubin-in.

Behrami e ka vlerësuar lartë figurën e Rubin-it, duke thënë se pa njerëz sikurse ai projektimi i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës do ishte i pamundur.

Postimi i plotë:

Me zëdhënësin e çlirimit, negociatorin e paqes, mikun tim, mikun e Kosovës dhe mikun e përbetuar të presidentit Hashim Thaçi.

James Rubin, bashkë me elitat e arta të Amerikës, nuk ngritën vetëm zërin kundër masakrave, spastrimit etnik dhe gjenocidit në Kosovë, por ngritën edhe aeroplanët për t’i dhënë fund aparteidit në zemër të Evropës.

Projekti i lirisë dhe i pavarësisë, pa njerëz si Rubinim do të ishte i pamundur.
Mirëmëngjesi!

Dihet a!

#PDK 131✅
#BedriHamza 1✅
#ArtanBehrami 75✅