Aktori i njohur turk, i bërë i famshëm në sajë të roleve në telenovela, Kivanç Tatlitung është martuar në Paris.
Aktori i cili njihet në vendin tonë me rolin e Behlulit në serialin “Dashuri e Ndaluar”, i dha fund beqarisë së tij me stilisten enjohur turke Basak Dizer.
Ceremonia është zhvilluar në ambientet e ambasadës turke nëParis, në praninë e një rrethi të ngushtë miqsh dhe familjarësh.



















