Behgjet Pacolli: Unë kam ide dhe projekte për bashkimin ekonomik kombëtar

14.04.2015 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Behgjet Pacolli: Unë kam ide dhe projekte për bashkimin ekonomik kombëtar

Ish presidenti i Kosovës dhe drejtuesi aktual i AKR’së, Bengjet Pacolli ka reaguar me një postim në Facebook rreth deklaratave dhe mundësive të Bashkimit Kombëtar që ditëve të fundit u bë lajm nga deklarimet e hapura që pati Kryeministri shqiptar Edi Rama. Pacolli përmes këtij postimi ka thënë se Bashkimi ekonomik kombëtar është i mundur. Madje, ai thotë se për këtë ka disa ide dhe projekte për këtë.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

Ka krijuar shumë diskutime të mëdha një intervistë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me bashkimin e shqiptarëve si alternativë e vonesave në integrimin e shqiptarëve, gjegjësisht Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Europian.

Do duhet ndarë plani i deklaratave, nga plani i dëshirës. Unë mendoj se Rama me veprime e ka treguar dëshirën se është në favor të bashkimit kombëtar. Ndërsa pohimi i tij duhet lexuar në tërësi dhe si vijim i pohimeve të tjera të mëparshme të tij. Ky pohim pro bashkimit ishte pjesë e një retorike të tij mbrojtëse, lobuese në favor të përshpejtimit të ritmeve të integrimit, veçanërisht të Kosovës, heqjes së vizave nga Bashkimi Europian, ashtu siç e nënvizoi dhe deklarata e SHBA-ve.

Personalisht mendoj se ka disa lloj bashkimesh midis Shqipërisë dhe Kosovës, midis shqiptarëve kudo që janë. Ka bashkime me fjalë, ashtu si dhe bashkime me vepra.

Ne duhet të punojmë pro bashkimit, duke u koordinuar me miqtë tanë perëndimorë, me ata që na ndihmuan për çlirimin.

– Bashkimi ekonomik kombëtar është i mundur.

– Bashkimi ekonomik kombëtar është i lejuar, ai është i nxitur nga vetë Unioni Europian.

– Bashkimi ekonomik kombëtar duhet nxitur edhe në frymën e atij bashkimi që e do rinia jonë.

– Bashkimi ekonomik kombëtar duhet realizuar në frymën e asaj ndjenje kombëtare që po kultivon ekipi ynë kombëtar i futbollit.

Unë besoj tek bashkimi ekonomik kombëtar, pse besoj se të dy vendet bashkë mund të krijojnë një realitet ekonomik të fuqishëm që do të rrisë mirëqenien për të gjithë shqiptarët dhe do të jetë i konkurueshëm.

Unë kam disa ide, disa projekte për këtë bashkim ekonomik kombëtar.

Unë do të luftoj deri në fund për këto projekte, për këtë platformë që së bashku me mikun tim, të paharrueshmin Arben Xhaferi e kemi diskutuar shpesh.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës