
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kenia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Pacolli shkruan se Kenia është një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës.
“17 vjet pas Pavarësisë, në një ceremoni të jashtëzakonshme e të paharrueshme, Republika e Kenias – një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës – e njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran!”