Behgjet Pacolli i thotë Thaçit të tërhiqet nga kandidatura për President

E publikuar: 25/02/2016 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AKR’së Behgjet Pacolli në një postim në Facebook i ka bërë thirrje Hashim Thaçit që të tërhiqet nga kandidatura për President për shkak të mundësisë së eskalimit të situatës. Kjo është hera e parë në jetën e tij politike që Pacolli merr një qëndrim të tillë ndaj Hashim Thaçit.
Ja çfarë shkruan kreu i AKR’së.

Po frigohem shumë që po eskalon situata dhe qytetarët janë ata që do të paguajnë. Nëse jeni burra, nëse e doni Kosovën dhe popullin e saj, veproni;

A) Hashim, tërhiqu sonte nga kandidatura dhe jepi shanse proceseve demokratike, që presidenti të zgjidhet nga qytetarët. Këtë veprim tëndin nuk do ta harrojë historia.

B) Isë, kontaktoje presidenten dhe akordohu për zgjedhjet e parakohshme. Atë minimale që ka mbetur ende, mundesh me e kthy në favor tëndin dhe të LDK-së.

C) Albin, Ramush e Fatmir; nëse Hashimi dhe Isa veprojnë, si më lart, ju lutem të respektoni veprimin e tyre dhe distancohuni nga çdo lloj dhune.

Kjo është zgjidhja civilizuese që meriton Kosova tani. Kjo zgjidhje do të mbështetet nga miqtë tanë perëndimorë.