Behgjet Pacolli gëzon Kosovën me një njohje për 10 vjetor të Pavarësisë

E publikuar: 15/02/2018 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barbadosi e ka njohur Kosovën shtet të pavarur.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Barbadosit i ofron komplimentet e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin t’i referohet kërkesës së mëparshme nga kjo e fundit për Qeveirnë e Barbadosit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe për vënien e marrëdhënieve ndërmjet Barbadosit dhe Kosovës”, thuhet në letrën e njohjes./GazetaExpress/