Është bërë zbulimi i shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi si dhe familja e Demaçit.

Kurti në fjalën e tij në zbulimin e shtatores ka thënë se kjo përmendore do të deklarojë para brezave një virtyt të dyfishtë të shoqërisë, dhe se është shenjë e guximit.
“Adem Demaçi prehet i qetë sepse jetoi përnjëmend. Ne sot po shpallim në mes nesh se kjo përmendore do të deklarojë para brezave një virtyt të dyfishtë të shoqërisë. Kjo përmendore është një shenjë e guximit dhe barra e drejtësisë, që ne ia interpretojmë vetvetes si garanci të një të ardhme që ia vlen”, ka deklaruar Kurti.
“Baca Adem ishte figura shumë këndore e realiteti i dehur me dashurinë për letërsinë bartës i dashurisë, gazetar i fjalës i lirë në rininë e pjekur, dhe përfaqësues politik i luftës çlirimtare në pjekurinë e vonë”.

Ndërkaq, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se është i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që, siç u shpreh, do ta ketë shtatoren e bacës Adem
Kujtojmë se Adem Demaçi ishte veprimtar që luftoi për kauzën kombëtare dhe për angazhimin e tij politik, ai vuajti 28 vjet burgim në burgjet e Jugosllavisë.




















