Deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues nga organizatat e dala nga lufta, si dhe qytetarë të shumtë po bëjnë homazhe pranë trupit të veprimtarit dhe atdhetarit Ilmi Ramadani-Baci, i cili ndërroi jetë të mërkurën.
Pas homazheve në teatrin në Gjilan, do të mbahet mbledhja komemorative në nderim të veprës së Ramadanit.
Ndërkaq në orën 17:00 do të bëhet nisja e kortezhit drejt Kodrës së Dëshmorëve në Varrezat e Veteranëve të UÇK-së në Gjilan.
Ilmi Ramadani u dallua për përkushtimin e tij të palodhur, guximin dhe përkushtimin ndaj vlerave të lirisë dhe drejtësisë.
Ai mbetet një figurë e respektuar mes bashkëveprimtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër. Ai ishte bashkëveprimtar i Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.



















