Begaj pas takimit me Osmanin: Askush s’ka pse çuditet se pse Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë

E publikuar: 04/09/2023 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dolën së bashku në një konferencë për media pas takimit në Tiranë.

Begaj tha se “marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë shumë të mira”, dhe se kanë biseduar për “nevojën e një koordinimi më të mirë për çështjen kombëtare”.

“Theksova se duhet gjithmonë të udhëhiqemi nga interesi kombëtar për të thelluar bashkëpunimin”, tha ndër tjerash Begaj.

Presidenti i Shqipërisë theksoi se “askush nuk ka pse çuditet se përse Kosova është një prioritet kombëtar i Shqipërisë”.

“Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, nënvizova se Shqipëria dhe Kosova janë dhe duhet të mbeten faktorë stabiliteti në rajon”, tha Begaj.

Begaj tha se me Osmanin kanë ndarë mendimin se për procesin e njohjeve të Kosovës, “është i nevojshëm një koordinim dhe bashkërendim më i mirë i punës mes institucioneve të të dy vendeve.