Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin e Sirisë për të njohur shtetin e Kosovës dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në mundësimin e kësaj njohjeje.
“Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan. Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje”, ka shkruar Begaj në Facebook.
Njohja e sotme nga Siria është e treta më 2025, pas atyre nga Sudani dhe Kenia duke çuar në gjithsej 120 numrin e shteteve që kanë njohur Kosovën shtet, raporton KosovaPress.


















