Begaj: 15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë

E publikuar: 15/01/2024 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut është shprehur se 15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.

Ai u shpreh se kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor.

“Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë.”

“15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë. Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësia ndaj tjetrit.” – ka shkruar Begaj.