Befason skuadra nga Londra, ja çka është në gjendje të bëjë për trajnerin e Napolit

E publikuar: 11/09/2017 08:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi nga Londra, West Ham United, është shumë i interesuar që ta ketë në skuadër trajnerin italian, Maurizio Sarri i cili e drejton skuadrën e Napolit në Itali, përcjellë arbresh.info nga ‘Sunday Express’.

West Ham është i interesuar që ta paguajë klauzolën e tetë milionë eurove për ‘timonierin’ italian.

Sarri ka bërë revolucion te Napoli duke e ngritur skuadrën në nivele të larta ku pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve tash e disa edicioni nuk diskutohet.