Befasia më e madhe për nusen, ishte një qen që ia dhuroi bashkëshorti gjatë dasmës (Video)

E publikuar: 17/04/2019 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nusja mbeti e mahnitur, kur bashkëshorti e befasoi me një qen, që gjithmonë kishte dashur ta kishte një të tillë.

Harmick Nazarians nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, e bleu një qen dy ditë para ceremonisë, për ta mbajtur në shtëpinë e shoqërueses së nuses, në mënyrë që Angela të mos e shihte, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi pas shpinës së saj, sepse ajo po bëhej gati të hidhte buqetën, të cilën sikur e hoqi qafe, sapo e pa se çfarë mbante bashkëshorti në krah.

Kjo ishte dhurata që ai e kishte planifikuar për një kohë, meqenëse e dinte që prej fillimit të lidhjes se ajo është dashamirëse e qenve dhe shumë e dhënë pas tyre. /Telegrafi/