Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në qeverinë e tij nuk do të ketë më pagesa të TVSH-së në kufi, por në brendi të Kosovës, pas shitjes së produkteve e jo përpara, shkruan InfoSot.
Ai ka thënë se nuk do të ketë as tatime për bizneset e vogla me qarkullim deri në 10 mijë euro.
“Do të ketë lirime nga tatimet për bizneset që investojnë mbi 500 mijë euro apo që punësojnë mbi 50 punëtorë. Do të ketë grante e subvencione për biznese e për bujqësi. Për modernizimin e teknologjisë dhe rritjen e konkurrencës. Do të ketë edhe ulje tatimesh dhe lehtësime tjera fiskale që do të ndikojnë në rritjen e sektorit privat e rrjedhimisht edhe të pagave për të punësuarit në këtë sektor. Si në krejt botën perëndimore, ku shteti i rri afër qytetarit të vet, në kohë të vështira kur humb punën, edhe ne në Kosovë do ta mbulojmë koston e jetesës së tyre për një periudhë të caktuar kohore dhe do ta krijojmë Fondin për Papunësinë. Ata që e humbin punën, për gjashtë muaj do të kenë kujdesin e shtetit deri sa ta gjejnë punën tjetër”, ka thënë Hamza në Skenderaj ku mori mbësjtetje të fuqishme nga drenicakët
Ai ka shtuar se do të bëhen politika të qëndrueshme që Kosova të ketë rrymë, ujë dhe ngrohje dhe stabilitet.