Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri” të Prishtinës.
Hamza ka thënë se është koha që secili qytetar ta dëshmojë që mundet ma mirë për Kosovën, sepse edhe Kosova mundet ma mirë për të gjithë.
“Ma mirë sonte edhe në “Kodrën e Trimave” dhe “Kalabri” të Prishtinës. Është koha që secili qytetar ta dëshmojë që mundet ma mirë për Kosovën, sepse edhe Kosova mundet ma mirë për të gjithë! Ne duhet besojmë në potencialin dhe mundësitë që ofron vendi ynë.”