Bedri Hamza: Ata që e votuan qeverinë aktuale, mbetën të zhgënjyer e të lënë pas dore

E publikuar: 11/01/2025 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foto: KlanKosova

Numri i simpatizantëve të Partisë Demokratike të Kosovës në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, sot ishte i jashtëzakonshëm, në hapje të fushatës elektorale.

Të gjithë nuk i zuri, por brohorimat e atyre që arritën të zënë vend brenda, bënë që zhurma të dëgjohej edhe jashtë.

Përkrahësit e PDK-së një zëri e kanë vetëm një kërkesë, fitoren!

Kjo s’do diskutim për kryetarin e këtij subjekti politik, andaj Memli Krasniqi thjeshtë që tani i shtron kërkesa Bedri Hamzës, që t’i realizojë kur të bëhet kryeminsiter i vendit, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Të ndërtohet një palestër edhe tri herë më e madhe se kjo”, ishte kërkesa e të parit të PDK-së, transmeton Klankosova.tv.

E ai që synon t’ia marrë pushtetin kryeministrit aktual, zgjodhi të flasë për zhgënjimin e qytetarëve nga qeverisja e Albin Kurtit, sidomos atyre që e votuan në zgjedhjet e kaluara.

Sipas Bedri Hamzës, ata janë lënë pas dore dhe kanë mbetur të zhgënjyer nga fjalët që s’u mbajtën.

Për t’i bindur të njejtit, por edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, mitrovicasi dha premtime për plot fusha, por sidomos për rroga.

“Do rriten pagat dhe pensionet, do të ketë perfitime për familjet e deshmoreve invalidet”, shtoi bartësi i listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Për më shumë detaje rreth tubimit të Partisë Demokratike të Kosovës, ndiqeni kronikën e përgaditur nga gazetarja Qëndresa Bellagoshi.