Beck kundërshton heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta

E publikuar: 09/09/2015 23:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë së Gjelbër në Bundestag, Volker Beck e ka kundërshtuar heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta.
Ai beson se Kosova ende nuk është shtet krejtësisht i sigurt.

“Për Kosovën, Bundestagu e ka vazhduar praninë e ushtarëve gjermanë të KFOR-it deri në verën e ardhshme, sepse ai shtet është ende jostabil. Tani, Kosova shpallet shtet me origjinë të sigurt. Për mua, kjo është e pakuptueshme”, ka thënë deputeti Beck, përcjell KTV.