Dimitar Bechev
Dimitar Bechev, ligjërues në Shkollën e Oksfordit, mbajti fjalimin kryesor në Seminarin e 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Sfidat e mbetura dhe perspektiva e ardhshme për Ballkanin Perëndimor në një mjedis të ndryshueshëm të sigurisë evropiane”.
Ai tha se gjitha diskutimet që sot bëhen janë në hijen e luftës, duke shtuar se lufta në Ukrainë është duke prekur çdo aspekt të jetës në Evropë kështu duke ndikuar në rritjen e çmimeve të energjisë.
“Duhet të dihet se të gjitha diskutimet janë nën hijen e luftës, pra të një konflikti të një përmase të madhe në Evropë. Lufta në Ukrainë, rëndësia që e ka për sigurinë, pastaj kemi kërcënimin nuklearë që po përmendte nga Putini. Lufta prek çdo aspekt të jetës në Evropë. Ajo ndikon në ekonominë tonë me rritjen e çmimeve të energjisë. Efektet e luftës ndihen në të gjithë rajonin” tha ai.
Bechev tha se dje në Beograd janë parë billbordet ku përgëzohej presidenti i Rusisë Vladimir Putini për ditëlindjen e tij, ai shtoi se edhe pse Rusia ka ndërprerë prezencën ushtarake në Ballkan, ajo mund ta vazhdoj luftën me informata propaganduese.“Vetëm dje pamë billbordet në Beograd ku përgëzohej Vladimir Putin për ditëlindjen e tij të 70-të, këto ishin në Beograd nuk ma merr mendja që janë në Federatën Ruse. Putini në njëfarë forme e ndërpreu prezencën ushtarake në Ballkan, por lufta mund të vazhdoje ndryshe. Lufta informative propaganduese mund të jetë njëra ndër to” tha Bechev.