Bebe Rexha nuk heziton të tregojë gjithmonë patriotizmin e saj.
Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare, e cila po shënon suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.
Së fundi, artistja ka ndryshuar dukjen, duke ngjyrosur flokët e kuqe, kurse rrënjët i bëri të zeza, ashtu siç nuk e kemi parë asnjëherë.
Këto ngjyra përkojnë me ato të flamurit kombëtar shqiptar, e për këtë gjë ajo shprehet krenare.
Bebe publikoi një fotografi në Instagram, ku duket tejet joshëse, ndërsa në mbishkrimin që ia la fotos vendosi zemrat kuq e zi.
Kjo nuk është hera e parë që Bebe Rexha shprehet krenare për origjinën, ngase të tilla veprime bën shumë shpesh