Një tjetër shqiptare që ka hyrë fuqishëm në industrinë më të madhe të muzikës, është edhe Bebe Rexha.
Këngëtarja po vazhdon me turneun e saj nëpër botë, duke mbajtur koncerte të shumta në vende të ndryshme, e së fundmi ishte edhe në San Diego të Kalifornisë, transmeton Telegrafi.
Nga një foto e publikuar nga këngëtarja në profilin e saj në “Instagram”, ku është hedhur nga skena në duart e publikut, tregon se Rexha ka ndezur publikun e San Diegos me performancën e saj.
“Hey mama” është ndër projektet më të mëdhaja të artistes, në bashkëpunim me yjet Nicki Minaj dhe David Gueta.
Refreni i kësaj kënge është i kënduar nga Bebe Rexha. /Telegrafi/