Bebe Rexha është këngëtarja me prejardhje shqiptare, tashmë emër i njohur në mbarë botën.
Këngëtarja së fundi është lajmëruar nga Toronto dhe atë përmes një videoje tejet provokuese.
E veshur në të kuqe, Bebe i kthen të pasmet kamerës dhe i dridh ato, ndërsa videon e ka publikuar në rrjete sociale.
“Ndihem mirë në Toronto💃🏼”, ka shkruar Bebe Rexha mbi video, në të cilën pranoi mijëra komente nga ndjekësit.
Kujtojmë që “Im a mess” është projekti i fundit muzikor i këngëtares, i cili është pjesë e albumit “Expectations”.