Këngëtari i njohur, Blero Muharremi u përfol mjaftë shumë gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova.
Ai të premten u largua me vetdëshirë nga shtëpia e famshme, pas 54 ditësh qëndrimi.
Blero tha se është më mirë për shëndetin e tij mendor dhe fizik që të përfundoj aventurën e tij në këtë reality-show.
Menjëherë pas daljes, Blero ka udhëtuar jashtë Kosovës për të vizituar partneren e tij në Gjermani.
Blero ka publikuar një foto përkrah të dashurisë, të cilës nuk ia zbuloi fytyrën.
“Beb, më në fund”, ka shkruar Blero.