Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, sot është takuar me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Sipas njoftimit, shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, diskutoi për rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave të BE-së me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
“Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, tha Orav, transmeton KosovaPress.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u zhvilluan më 28 dhjetor.
















