BE voton për vendosjen e tarifave ndaj mallrave të importuara nga SHBA

E publikuar: 09/04/2025 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë votuar në favor të vendosjes së tarifave për disa mallra të importuara nga SHBA, ka konfirmuar Komisioni Europian në një deklaratë.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 15 prilli.

“BE i konsideron tarifat amerikane të pajustifikuara dhe të dëmshme, duke shkaktuar dëm ekonomik për të dyja palët, si dhe ekonominë globale”, thuhet në deklaratë.

“BE ka shprehur preferencën e saj të qartë për të gjetur rezultate të negociuara me SHBA, të cilat do të ishin të balancuara dhe reciprokisht të dobishme”.