BE thotë se i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit politike në Kosovë: Po presim vendimin e Kushtetueses

E publikuar: 06/03/2026 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi Evropian është deklaruar lidhur me situatën politike në vend ku sot, presidentja Vjosa Osmani njoftoi se ka nxjerr dekret për shpërndarjen e kuvendit.

Një zëdhënësi i Bashkimit Evropian i ka thënë Radios Evropa e Lirë të premten se blloku i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

“Tani, po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha zëdhënësi, duke iu referuar ankesës së partisë në pushtet kundër dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për ta shpërndarë Kuvendin.