BE reagon pas sulmeve nga Sami Kurteshi ndaj mediave: E dënojmë këtë sulm, praktika të tilla të marrin fund

E publikuar: 04/12/2025 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar fuqishëm ndaj deklarimeve të anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, i cili e kishte cilësuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe mediat si “aleancë kriminale”.

“BE-ja në Kosovë e dënon sulmin dhe gjuhën e përdorur nga anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të LVV-së, Sami Kurteshi, i cili e etiketoi Shoqatën e Gazetarëve të Kosovës (AGK) si një “aleancë grupesh kriminale” dhe kërkon që praktika të tilla të marrin fund.

Ndryshe, edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutiérrez, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.

Në një mesazh të publikuar në rrjete sociale, Gutiérrez i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të ndërhyjë menjëherë dhe t’i japë fund asaj që ai e quan “fushatë shpifëse” e iniciuar nga një pjesëtar i partisë së tij